Liga e Parë, stinori pranveror nis në Vushtrri

Me ndeshjen Lepenci – Vushtrria fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Me marrëveshjen e të dy klubeve, kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri, të premten (sot) prej orës 19:30.
Vushtrria është riorganizuar dhe ka synime për kthim në menjëhershëm në Superligë. Vushtrria i ka fituar tetë ndeshjet në vjeshtë dhe mban pozitën e parë me 16 pikë. Lepenci është i pesti me 7 pikë.
Tri ndeshjet tjera të javës së dhjetë janë të dielën: KEK-u – Istogu (14:00), Prizreni – Vjosa (12:30), Samadrexha – Drita (18:00).

Lajme tjera