Besa Famgas ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve. Të dielën në çerekfinalen e luajtur në Podujevë, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultatin 31:10. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej 12 golave, 20:8.
Olsi Mulaj i shënoi 9 gola për Besën. Nga 6 i kishin Edonis Hajra e Amar Muqolli. Bleon Islami, Eris Beqiri, Butrint Miftari e Shpëtim Osmani i shënuan nga 2 gola për mitrovicasit.