Llapi e Prizreni luajnë sot, skuadrat tjera në fundjavë

Me ndeshjen Llapi – Prizreni fillon xhiroja në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 18:30 dhe i takon javës së 23-të të Superligës B. Llapi është favorit i madh ndaj Prizrenit.
Më shumë rivalitet pritet në ndeshjen Vushtrria – Zhegra, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.

Në Superligën A është java e 26-të. Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Trepçës, në ndeshjen që luhet të shtunën nga ora 18:00. Të shtunën është edhe takimi Drenica – Kastrioti, që fillon në ora 19:00.

Xhiroja e 26-të mbyllet të dielën me takimin Vëllaznimi – Prishtina (16:00). Pas fitores ndaj Kastriotit, gjakovarët do të tentojnë befasinë ndaj Prishtinës.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 15-të. Të shtunën janë këto ndeshje: Rahoveci – Ulpiana (18:00), Drita – Istogu (18:30), Dukagjini – Vjosa (18:30). Ndeshjet tjera janë të dielën: Deçani – Samadrexha (14:00), Lepenci – KEK-u (18:00).

Lajme tjera