Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Llapi vazhdon në Superligë

Lojtarët bashkë me trajnerët janë të gëzuar për lojën e fituar.

Llapi do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Llapi të enjten në Drenas fitoj ndaj Samadrexhës në ndeshjen e plejautit për Superligë. Skuadra nga Podujeva fitoj me rezultat 39:33.Shkëputja në rezultat është bërë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 16:16.

Llapi në edicionin aktual u rendit i parafundit në Superligë. Samadrexha ishte renditur e dyta në Ligën e Parë, ndërsa do të vazhdojë të luajë në këtë nivel.

A. Hoxha shënoi 15 gola për Llapin, kurse 8 gola i shënoi R. Visoka. Te Samadrexha u dallua A. Maloku me 16 gola.

Para ndeshjes Task-Forca e FHK-së për përballje me COVID-19 ka bërë kontrollimin mjekësor të hendbollistëve dhe stafit të klubeve. Dr. Defrim Morina ka qenë në krye të Task-Forcës.

Llapi – Samadrexha 39:33 (16:16)

Llapi: Bajrami, Hasani 3, Havolli 1, Hoxha 15, Mani 3, E. Mani, Muqiqi 7, Bugujevci, E. Bugujevci, Rexhepi, Beshiri 3, Visoka 8, Lushaku, F. Hasani, A. Mani.

Samadrexha: Sh. Maloku, Bunjaku, S. Maloku 3, A. Maloku 16, Basholli 1, Jashari 4, B. Maloku 4, F. Maloku 2, Av. Maloku, Al. Maloku, G. Maloku 1, A. Maloku.