Lulzim Shabani kalon te Kastrioti

Aloja Lulzim Shabani është transferimi i radhës nga Kastrioti i Ferizajt. Shabani është produkt i shkollës ferizajase të hendbollit, por në vitet e fundit luajti për Prishtinën.

Të shtunën, Kastrioti ka njoftuar se ka kthyer në skuadër Shabanin, alon këmbëshpejtë.

Lulzim Shabani është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës. Me grupmoshën e juniorëve ai ishte paraqitur në Botërorin e mbajtur në Spanjë.

“Negociatat për lojtarë të tjerë vazhdojnë ngase kryesia e klubit është e përkushtuar në punën e saj”, ka njoftuar Kastrioti.

Lajme tjera