Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 16 korrik shorti i Kupave Evropiane

Më 16 korrik do të hedhet shorti për edicionin 2019-2020 në Kupa Evropiane në hendboll, përkatësisht në Kupën e EHF-së (EHF Cup) dhe Kupën Sfiduese (Challenge Cup).

Të martën ishte afati i fundit për paraqitje i skuadrave të interesuara. Nga Kosova janë paraqitur për të garuar në Evropë tri skuadra, që këtë të drejtë e kanë siguruar me sukseset e edicionit të kaluar. Kështu Besa Famgas do të garojë në Kupën e EHF-së për meshkuj. Besa ka fituar titullin e kampionit dhe synon të bëjë hapa para në arenën evropiane. Kastrioti i Ferizajt do të garojë në Kupën Sfiduese. Kastrioti ka fituar Kupën te meshkujt, vjet kaloi për herë të parë kundërshtarë evropian dhe sivjet synon suksese të reja.

Te hendbollistet, Istogu do të garojë në Kupën e EHF-së. Istogu ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Më 9 korrik, Federata Evropiane e Hendbollit do të publikojë listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse e poashtu ekipet bartëse për short.

Është hera e fundit që garat evropiane organizohen me këtë sistem. Prej sezonit 2020-2021, gara që aktualisht njihet si Kupa e EHF-së do të transformohet në “European Handball League” me 24 ekipe që do të luajnë fazë grupore. Kupa Sfiduese do të riemërohet Kupa e EHF-së pas një viti.