Me ndeshje evropiane përurohet palestra në Istog

EHF Cup for women

E shtuna do të jetë ditë e shënuar për qytetin e Istogut. Pas pritjes së gjatë në Istog do të hapet palestra sportive. Madje ajo do të përurohet me një ndeshje evropiane të hendbollit.

Të shtunën nga ora 18:00 në palestrën e re do të takohen Istogu dhe Vushtrria, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e kaluar në Samadrexhë e fituan istogaset me rezultat 26:21.

Kjo i jep përparësi skuadrës së Istogut, që në ndeshjen si vendas do të mundohet të sigurojë avancimin tutje. Por vushtrriaset nuk janë dorëzuar dhe në Istog udhëtojnë me synim për përmbysje.

Hapja e palestrës pritet t’i jap shtytje zhvillimit të hendbollit dhe sportit në përgjithësi në komunën e Istogut. Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve, kurse transmetohet në RTV 21 Plus.

Lajme tjera