Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll, në kuadër te përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Evropian që mbahet në Podgoricë , të martën (sot) zhvilloi ndeshjen e dytë testuese ndaj Kombëtares së Turqisë, të cilën e humbi me rezultat 35:22. Ndeshja u zhvillua ne vapë të madhe, ndërsa djelmoshat tanë nuk treguan lojën e pritur. Ata humbën shumë raste nga pozitat ideale dhe poashtu disa shtatëmetërshe. Prandaj humbja e thellë ishte e paevitueshme. Në përgjithësi dy ndeshjet ndaj Turqisë do t’i shërbejnë shumë shtabit teknik në prag të ndeshjeve në Podgoricë.
Turqia -Kosova 35:22 (15:8)
Kosova: Luzha, Beqiraj, Berisha, Gubetini 3, Abazi, Dugolli 1, Tahirukaj 1, Shabani 1, F. Mustafa, Hoxha 1, J. Muqolli 9, Vokshi 1, Basholli 2, Bajçinovci 1, E. Mustafa 1, Y. Muqolli 1, Halili 1.