Ka vdekur të dielën Daver Haskuka, kryetar i nderit i klubit të hendbollit Prizreni. Kontributi i Haskukës në zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi në qytetin e Prizrenit, ishte shumë i madh. Ai nga viti 1985 e deri në vitin 2018 ishte kryetar i klubit Prizreni. Për të nderuar kontributin e tij, Daver Haskuka në vitin 2018 ishte zgjedhur kryetar nderi i klubit prizrenas. Më parë ka udhëhequr edhe klubin e boksit në Prizren.
Daver Haskuka ka vdekur në moshën 76-vjeçare, kurse vepra e tij për zhvillimin e hendbollit do të kujtohet gjithnjë.
Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haskuka, klubit Prizreni dhe të gjithë komunitetit të hendbollit në këtë qytet.