Ndeshja në Vushtrri hap xhiron te meshkujt

Me ndeshjen mes Samadrexhës dhe Vushtrrisë fillon xhiroja e ardhshme e kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Kjo ndeshje luhet në palestrën në Vushtrri, të premten (sonte) prej orës 19:00. Samadrexha e pret Vushtrrinë në takimin e javës së 22-të të Superligës B. Samadrexha është e parafundit (9) me tetë pikë derisa Vushtrria i ka 15 pikë dhe mbanë pozitën e tetë në Superligë. Ndeshja tjetër e javës së 22-të e Superligës B mes Llapit e Trepçës luhet të dielen në Podujevë nga ora 18:00.

Tri ndeshjet e javës së 23-të në Superligën A luhen të shtunën (nesër). Besa FamGas e Prishtina i luajnë ndeshjet në Gjilan dhe vlerësohen favorite. Besa prej orës 14:00 takohet me Zhegrën kurse nga ora 18:00 është ndeshja Drita – Prishtina. Në ora 19:00 nis takimi Kastrioti – Vëllaznimi, që luhet në Ferizaj.

Kampionia aktuale Besa është e para me 42 pikë e përcjellur nga Prishtina me 40 pikë. Nga 24 pikë në pozitat tre e katër i kanë Kastrioti e Drita, ndërsa Zhegra e Vëllaznimi mbajnë pozitat pesë e gjashtë me nga 19 pikë.

Këtë vikend janë edhe ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së parë të meshkujve. Të dielen luhen ndeshjet: KEK-u – Prizreni (14:00), Lepenci – Drenica (11:00). Ndeshje tjetër e kësaj jave është ajo mes Dukagjinit e Deçanit zhvillohet diten e hëne ne ora 17:00.

Lajme tjera