Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fillimisht prej orës 13:00 takohen Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa synon kalimin në finale. Istogaset e humbën finalen e plejofit dhe tani kanë pretendime për të fituar kupën. Por synimet e saj i ka edhe skuadra e Kastriotit.
Ndeshja Istogu – Kastrioti luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku luhet i gjithë turneu përfundimtar i Kupës.
Interesante pritet të jetë edhe ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës që zhvillohet nesër nga ora 15:00. Këto dy skuadra ishin ndalur në gjysmëfinale të plejofit kurse tani synojnë kalimin në finale dhe më pas edhe trofeun.
Ndeshjet transmetohen në RTV 21 Plus.