Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në xhiron e katërt të Superligës së hendbollisteve

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në program janë disa ndeshje interesante që pritet të ofrojnë hendboll të mirë.
Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina – Ferizaj (19:30) dhe Samadrexha – Jusuf Gërvalla (19:00). Ferizaj udhëton drejt kryeqytetit me synim për dy pikë të reja, por plane tjera mund të ketë Prishtina. Ndërkohë Samadrexha pas disfatës nga Istogu, synon pikët me skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla.
Të enjten janë dy ndeshje të tjera. Istogu e Vushtrria takohen prej orës 19:30. Ekipi kampion, Istogu, është favorit. Nga ora 17:30 takohen Ulpiana e Shqiponja.
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Kastriotit është shtyrë.

Lajme tjera