Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 18-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Bëhet fjalë për ndeshje të rëndësishme me ndikim në garën për titull. Të dy ndeshjet janë të shtunën (nesër). Nga ora 16:00 Prishtina e pret Vushtrrinë, kurse prej orës 15:00 në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu.
Vushtrria në 17 ndeshje i ka mbledhur 29 pikë dhe e mbanë vendin e parë në tabelë. Shqiponja është e dyta me 27 pikë, Istogu i treti me 25 kurse Prishtina e katërta me 19 pikë.
Edhe në Superligën B është java e 18-të. Të shtunën prej orës 13:00 takohen Vëllaznimi me Kastriotin, kurse të dielen prej orës 17:00 në Vushtrri luajnë Samadrexha e Drita.
Luhen edhe ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë të femrave. Të shtunën është ndeshja mes ekipeve Jusuf Gërvalla e Prizreni, që nis në ora 12:00. Ndeshjet tjera janë të dielen: KEK-u – Ulpiana (11:00), Trepça – Llapusha (12:00), CLICK – Vjosa (14:00), Dukagjini –Deçani (13:00).
Te hendbollistët të shtunën (nesër) luhen tri takimet e javës së 27-të të Superligës A. Derbi luhet në Ferizaj nga ora 19:00 mes Kastriotit e Prishtinës.
Nga ora 18:30 takohen Drita e Besa FamGas, kurse Zhegra e pret Vëllaznimin prej orës 14:00. Besa është e para me 50 pikë, Prishtina e dyta me 46, Kastrioti i treti me 30 kurse Drita e katërta me 28 pikë. Pozitat pesë e gjashtë i mbajnë Zhegra e Vëllaznimi me nga 19 pikë.