Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshjet e Superligës A në RTV 21 Plus

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me RTV 21 për transmetimin e ndeshjeve të Superligës A të hendbollistëve.
Në bazë të marrëveshjes, të gjitha ndeshjet e Superligës A do të transmetohen direkt në RTV 21 Plus, që është i qasshëm në të gjitha platformat televizive.
FHK e RTV 21 ka kohë që kanë partneritet shumë të suksesshëm, ndërsa tani bashkëpunimi vetëm sa forcohet.
Që të premten prej orës 19:30 do të transmetohet ndeshja Rahoveci – Trepça, ndërsa transmetim do të ketë edhe të shtunën (Besa Famgas – Prishtina) dhe të dielën (Vushtrria – Kastrioti).
Do të transmetohen edhe derbit në Superligën e hendbollisteve. Pra RTV 21 Plus do të jetë adresa e ndeshjeve të hendbollit.

Lajme tjera