Në fundjavë fillojnë ligat e pionierëve

Këtë fundjavë zhvillohen xhirot e para në ligat e pionierëve në hendboll
Ndeshjet e para të grupit A te pionierët janë në Podujevë, të shtunën. Prej orës 11:00 takohen Llapi e Prishtina, kurse prej orës 12:30 Kastrioti e Trepça.
Ndeshjet e grupit B janë në Rahovec, po të shtunën. Deçani – Rahoveci (11:00), Besa Famgas – Dukagjini (12:30), Istogu – Vëllaznimi (14:00), janë ndeshjet e xhiros së parë. Të dielën ndeshjet e grupit B luhen në Deçan. Në kuadër të xhiros së dytë janë këto ndeshje: Besa Famgas – Deçani (13:00), Rahoveci – Istogu (14:30), Dukagjini – Vëllaznimi (16:00).
Liga e pioniereve është e ndarë në katër grupe. Xhiroja e parë është të dielën.
Në Vushtrri janë ndeshjet e grupit A: Samadrexha – KEK-u (12:00), Vushtrria – Trepça (13:30). Grupi B mblidhet në Ferizaj ku janë takimet: Ferizaj – Vjosa (10:00), Kastrioti – Ulpiana (11:30).
Në Istog janë ndeshjet e grupit C: Shqiponja – Besa (11:00), Istogu – Dukagjini (12:30).
Grupi D luan në Deçan: Deçani – Jusuf Gërvalla (10:00), Vëllaznimi – CLICK (11:30).
Sa i takon ligës së juniorëve, në Prishtinë të dielën janë ndeshjet e xhiros së shtatë të Grupit A. Prej orës 12:00 takohen Kastrioti e Vushtrria, ndërsa nga ora 14:00 është ndeshja Trepça – Prishtina.

Lajme tjera