Ndeshja e skuadrave me traditë, Kastrioti e Trepça, e hap edicioninin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pritet një kampionat interesant dhe garë e fortë për titull të kampionit. Shumica e skuadrave janë organizuar si duhet për kampionatin e ri dhe kanë bërë përforcime të shumta.
Ndeshja mes Kastriotit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Një ndeshje tjetër e xhiros së parë është të dielën. Prishtina e Rahoveci takohen prej orës 17:00. Kjo ndeshje zhvillohet në Podujevë për shkak të punimeve në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Të enjten është ndeshja Deçani – Vëllaznimi.
Vushtrria – Besa Famgas luhet më vonë.