Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë fillon gara në Ligën e Parë

Pas Superligës në të dy konkurrencat, në fundjavë fillon gara edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.
Si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet pritet garë interesante për promovim në Superligë. Por po ashtu pritet që në pah të dalin edhe lojtarë të rinj e me potencial.
Liga e Parë e hendbollistëve fillon me ndeshjen Ulpiana – Drita. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 19:00, ndërsa zhvillohet në Gjilan.
Të dielën janë takimet Drenica – Deçani (18:00), Prizreni – Vëllaznimi (13:00) dhe Samadrexha – Istogu (14:00).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve katër ndeshje janë të dielën. CLICK e Dukagjini takohen prej orës 11:00.
Ndeshjet tjera të së dielës janë: KEK-u – Jusuf Gërvalla (12:00), Llapusha – Trepça (13:00) dhe Vjosa – Ulpiana (17:00). Ndeshja mes Vëllaznimit e Prizrenit zhvillohet më vonë.
Federata e Hendbollit e Kosovës u dëshiron suksese të gjitha ekipeve.