Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë kursi për administratorë sportivë

Në fundjavë, më 3 e 4 dhjetor, në Hotel Sirius në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizojnë kursin për administratorë sportivë. Kursi është i rëndësishëm edhe për konsolidimin e klubeve dhe për funksionimin e tyre.
Klubet duhet të kenë nga një përfaqësues, sekretar apo administrator, në trajnimin e rëndësishëm. Pjesëmarrësit do të certifikohen nga Solidariteti Olimpik.
Tema e seminarit është “Plani Strategjik për Federatën e Hendbollit”. Do të ligjërohet për ambientin operues, qeverisjen e mirë, menaxhimin e informatave dhe teknologjinë informative, përgatitjen e planit strategjik e tema të tjera.
Stavri Bello, Ibër Alaj, Fitim Arifi e Bernard Tahirbegolli janë ligjërues.
Të kujtojmë që aktualisht po mbahet edhe shkollimi i trajnerëve kosovarë të hendbollit sipas RINCK Konventës.