Në fundjavë turneu final i ligës së juniorëve

Të shtunën e të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet turneu final (Final4) i ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll.
Pas një gare interesante në grupe, katër skuadrat më të mira luftojnë për titull të kampionit.
Në gjysmëfinalen e parë takohen Besa Famgas dhe Trepça. Besa ishte e para në grupin B, ndërsa Trepça e dyta në grupin A. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 17:00.
Prej orës 19:00 është takimi Prishtina – Vëllaznimi. Prishtina ka përfunduar fazën grupore në pozitën e parë në grupin A, ndërsa Vëllaznimi ishte i dyti në grupin B.
Të dielën prej orës 17:00 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa prej orës 19:00 është finalja.
Ndërkohë po vazhdon gara në ligën e pionierëve dhe pioniereve. Këtë fundjavë ndeshjet zhvillohen në Vushtrri, Deçan, Mitrovicë, Shtime, Klinë e Gjakovë.

Lajme tjera