Të martën në mesditë është tërhequr shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.
Ndeshjet luhen më 11 e 12 mars, ndërsa në dy takime pritet të ketë më shumë rivalitet.
Në Gjakovë do të takohen Vëllaznimi e Trepça që kanë luajtur ndeshje shumë të forta në mes vete këtë edicion. Ndërkohë Vushtrria e pret Kastriotin e Ferizajt.
Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Zhegrës, njëjtë si Prishtina ndaj Drenicës. Ndeshje çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje.