Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Gjakovë ndeshja më interesante

Në fundjavë luhet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja më interesante luhet të shtunën (nesër) në Gjakovë. Takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti, kurse ky takim fillon në ora 18:00.

Vëllaznimi është i gjashti me 10 pikë, ndërsa ka treguar lojëra të mira së fundi. Ekipi gjakovar llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve për ndeshjen me skuadrën tjetër me traditë, Kastriotin e Ferizajt. Kastrioti është i treti me 16 pikë sa i ka edhe Trepça në vend të katërt.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Llapi – Vushtrria (19:00), Drenica – Prishtina (19:00) dhe Drita – Trepça (18:30).

Të dielen nga ora 18:00 takohen Prizreni dhe Besa Famgas. Kampioni aktual, Besa Famgas i ka fituar 12 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 24 pikë. Prishtina është e dyta me 22 pikë.