Në Klinë luhen ndeshjet më interesante të Ligës së Parë

Në foto shihet një lojtar i cili është hedhur lartë dhe ka gjuajtur topin, përballë tij është një kundërshtar gjithashtu i hedhur lartë me duart e ngritura duke tentuar ta bllokojë gjuajtjen e tij, mbrapa të dy lojtarë ka lojtarë të dy ekipeve.

Këtë fundjavë nis stinori pranveror edhe në Ligën e Parë në të dy konkurrencat.

Te hendbollistët në program është java e dhjetë kurse derbi luhet në Klinë, të dielën nga ora 18:00. Takohen Dukagjini e Rahoveci.Dy ndeshje tjera të javës së dhjetë luhen të martën: Zhegra – Ulpiana (17:30), Samadrexha – Lepenci (20:30). Ndeshje tjetër e kësaj jave është ajo në mes të Deçanit dhe KEK-ut.

Edhe në Ligën e Parë te hendbollistet është java e dhjetë. Derbi në mes të Dukagjinit dhe Ulpianës është të dielën nga ora 16:00. Të dy skuadrat kanë bërë përforcime. Llapusha – Vjosa është ndeshje tjetër e së dielës që luhet nga ora 11:00.

Të shtunën janë ndeshjet CLICK – Trepça (17:00) dhe KEK-u – Deçani (18:30). Verona – Prizreni është ndeshje tjetër e kësaj jave.

Lajme tjera