Të shtunën e të dielën në Prishtinë zhvillohet turneu final i Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Në FINAL4 paraqiten katër skuadrat më të mira nga pjesa e rregullt e kampionatit, përkatësisht dy të parat nga secilit grup.
Gjysmëfinalja e parë zhvillohet në mes të Besa Famgasit dhe Llapit, të shtunën nga ora 16:00. Në gjysmëfinalen e dytë luajnë Prishtina e Deçani. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.
Priten dy ndeshje interesante dhe dramatike deri në fund.
Grupin A e ka fituar Prishtina duke mbledhur 16 pikë nga tetë ndeshje. Llapi ishte i dyti me 11 pikë. 16 pikë në grupin B i kishte Besa Famgas, derisa Deçani i vendit të dytë mblodhi 12 pikë.
Të dielën zhvillohen ndeshja finale dhe ajo për vend të tretë. Ndeshja për vend të tretë është prej orës 15:00, ndërsa finalja prej orës 17:00.