Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Prishtinë turneu final i Kupës së Kosovës

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua për çështje të rëndësishme për hendbollin kosovar dhe u morën vendime të shumta.
Kështu, turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll do të mbahet më 6 e 7 maj në Prishtinë. Pasi asnjë skuadër nuk ka shprehur interesim për ta organizuar turneun përfundimtar të Kupës, Bordi vendosi që ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në të dy konkurrencat të zhvillohen në kryeqytet.
Në rend të ditës ishin edhe pika tjera me rëndësi.
Janë shqyrtuar dhe aprovuar pasqyrat financiare për vitin 2022. Është shqyrtuar edhe raporti i Komesarit të Garave, Isak Osmani, për periudhën e deritashme të edicionit 2022/2023, me theks të veçantë lidhur me rregullshmërinë e garave.
Bordi në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka formuar Këshillin Organizativ për Kampionatin Evropian, Divizioni B, për grupmoshën U19 në konkurrencën e vajzave, që zhvillohet në Prishtinë prej 7 deri më 17 korrik. Është ky një organizim i rëndësishëm në të cilin FHK-ja edhe njëherë synon të konfirmohet si nikoqire shembullore.