Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka nënshkruar të hënën memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në emër të FHK-së memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministrja Vlora Dumoshi. MKRS-ja ka nënshkruar memorandumin edhe me KOK-un dhe me disa federata tjera.

Pas nënshkrimit të memorandumit, pritet që brenda disa ditëve MKRS-ja të bartë në xhirollogarinë e Federatës sonë mjetet për tremujorin e parë të vitit, në bazë të kategorizimit.

Në tre muajt e parë të vitit, Federata jonë ka pasur aktivitete të shumta, që do të mbulohen financiarisht me mjetet që do të ndahen nga MKRS-ja, në bazë të kategorizimit. Ndër të tjera kemi pasur edhe kualifikimet për Botëror në Itali, ku Kombëtarja jonë e hendbollistëve ka arritur rezultate shumë të mira