Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nikshiqi i fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

Nikshiqi i Malit të Zi e ka fituar turneun ndërkombëtar të hendbollisteve që u zhvillua në Gjakovë për festën e gruas, 8 Marsin.

Të martën në finale, Nikshiqi fitoi ndaj Ulqinit me rezultatin 26:23. Tri hendbolliste të Nikshiqit i shënuan nga gjashtë gola në finale, Nina Ramusheviq, Danila Radoniq dhe Milica Laketiq. Te Ulqini, 13 gola i shënoi Ana Radoviq.

Fillimisht për vend të tretë u takuan Shqiponja dhe Istogu. Fitore shënoi Istogu me rezultat 40:22. Dajana Milaniq i shënoi 18 gola për Istogun. Larisa Ferizaj shënoi gjashtë herë për Shqiponjën e Gjakovës.

Ndeshjet gjysmëfinale janë luajtur të hënën ku skuadrat tona pësuan humbje.
Këtë turne tradicional e organizon klubi Shqiponja.