Një derbi në Superligën A e një në Superligën B

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Në Superligën A të hendbollistëve kryendeshja zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Pejë, ku takohen Besa Famgas e Prishtina. Është kjo ndeshje e javës së 20-të kampionale përkatësisht e javës së dytë në Superligën A.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 38 pikë. I ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Ndërsa Prishtina është e dyta me 31 pikë dhe synon t’i afrohet Besës me pikë.

Të shtunën është edhe ndeshja Vëllaznimi – Kastrioti (19:00), kurse Drenica e Trepça luajnë të dielën prej orës 17:00.

Të shtunën janë edhe ndeshjet e para të Superligës B, përkatësisht takimet e javës së 19-të kampionale. Derbi i madh luhet në Vushtrri në mes të Vushtrrisë dhe Llapit, të shtunën nga ora 14:30. Nga ora 17:00 takohen Zhegra e Prizreni.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 11-të. Samadrexha – KEK-u (19:00) dhe Drita – Lepenci (19:00), janë ndeshjet e së shtunës. Ulpiana – Vjosa (12:00) dhe Deçani – Dukagjini (13:00) luhen të dielën, ndërsa ndeshja Istogu – Rahoveci është të hënën nga ora 19:30 në Rahovec.

Lajme tjera