Pa fitues në përballjen e rivalëve të moçëm

Rivalët e moçëm, Trepça e Vëllaznimi, si shumë herë në vitet e fundit kanë ofruar ndeshje interesante. Takimi i së dielës në Mitrovicë nuk ka dhënë fitues.

Kryendeshja e javës së 23-të të Superligës A u mbyll me rezultatin e barabartë, 24:24.Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte baras, 11:11.

Shpetim Mehmeti ishte më efikasi te mitrovicasit me 7 gola. Te gjakovarët u dallua Mali Luzha me 9 gola.

Trepça me barazim ka 24 pikë, sa i ka edhe Kastrioti. Por nuk ka arritur të kthehet në vend të tretë. Skuadra mitrovicase mbetet e katërta. Vëllaznimi është i pesti me 20 pikë.

Lajme tjera