Përcaktohen Kombëtaret e IHF Trophy

Ka mbetur edhe një javë deri te fillimi i Kampionatit IHF Trophy për zonën evropiane. Kampionati për hendbollistët e grupmoshës U20 dhe U18 zhvillohet në Prishtinë prej 11 deri më 15 tetor.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) tashmë i ka përcaktuar Kombëtaret pjesëmarrëse. Këtë garë me rëndësi e organizojnë IHF-ja dhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Kampionët në të dy grupmoshat kualifikohen për fazën interkontinentale, e fituesit e fazës interkontinentale kualifikohen në Botëror. Pra është një mundësi shumë e mirë.

Te juniorët (U20), marrin pjesë Andorra, Bullgaria, Britania e Madhe, Kosova dhe Malta. Kurse te të rinjtë (U18) marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia dhe Kosova.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytetin tonë.

Lajme tjera