Me ndeshjen stërvitore të zhvilluar të premten në Gjakovë kanë përfunduar kampet e Kombëtareve U17 dhe U19 të Kosovës në hendboll (vajzat). Kombëtarja U17 nga e hëna ka stërvitur në Gjakovë, ndërsa Kombëtarja U19 kampin e ka zhvilluar në Ferizaj.
Kryetrajnerët e dy grupmoshave dhe shtabet teknike janë ndarë të kënaqur me punën që është bërë në aktivitetin e fundit për këtë vit.
Kampet janë organizuar në kuadër të përgatitjeve të këtyre grupmoshave për Kampionatet Evropiane që mbahen verën e ardhshme.
Për të dy grupmoshat ishte kampi i dytë me këtë gjeneratë.