Përfundon stinori i rregullt te hendbollistet

Me ndeshjet e luajtura të dielen ka përfunduar stinori i rregullt në Superligën e Kosovës për hendbolliste.

Të dielen u luajtën tri ndeshje të javës së fundit (18). Tani gara vazhdon me gjysmëfinalet dhe finalen për Kupë e më pas në plejof ku përcaktohet skuadra kampione.

Të dielen ndeshja më interesante u zhvillua në Gjakovë. Prishtina fitoi me rezultatin 31:26 ndaj Shqiponjës, që është kampion në fuqi. Prishtina në plejof do të startojë nga pozita e tretë, ndërsa Shqiponja nga e katërta. Nga vendi i parë starton Istogu e nga i dyti Vushtrria.

Të dielen Istogu fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 49:30, ndërsa Samadrexha e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 27:23.

Shqiponja – Prishtina 26:31 (11:14)

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj, Mehmeti 13, Nivokazi 5, Berisha 4, Rexhepi, Goqi 4, B. Juniku, D. Juniku.

Prishtina: A. Krasniqi, B. Krasniqi, Llapashtica, Hashani 4, Berisha, Stagova 11, Fazlija 8, Matarova 4, Mekolli 3, Uka, Sefedini 1.

Drita – Istogu 30:49 (9:25)

Drita: Vokshi 6, Krasniqi 6, Rudhani 2, A. Daku, Rexhepi 5, Arifi 6, E. Daku 2, Sadiku 3, Pajaziti, Ranovci, Januzi.

Istogu: Ahmetxhekaj, Shehdadi 2, Halitaj 3, Berisha, Rugova 11, V. Rexhaj 2, F. Rexhaj 1, Ferataj 5, Muratoviq 3, Ujkiq 9, Kameri 8, Gashi 5.

Samadrexha – Jusuf Gërvalla 27:23 (16:10)

Samadrexha: Ar. Maloku, L. Basholli, El. Basholli, Surdulli, D. Basholli 3, A. Maloku 8, G. Basholli 11, Q. Basholli 3, Rr. Basholli, Halili, R. Maloku 2.

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 6, Gecaj 2, Tolaj 3, Qekaj 1, D. Qekaj 6, Qukaj 4, Imeraj 1, Berisha.

Lajme tjera