Përzgjedhësi Ramadani: Synojmë të jemi në mesin e 20 kombëtareve që kualifikohen

Taip Ramadani standing watches on during a game between Kosovo and ITaly

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka analizuar shortin e kualifikimeve për Euro 2022, që është tërhequr dje.

Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.Sipas Ramadanit, jemi para një sfide të vështirë, por jo të pamundshme.

“Rezultatet pozitive në kualifikimet e kaluara kanë bërë që tani të marrim pjesë në raundin e dytë kualifikues, pa pasur nevojë për paraqitje në raundet parakualifikuese. Realisht kemi pritur këtë nivel të kundërshtarëve”, ka thënë Ramadani.

Ai ka konfirmuar se synim mbetet kualifikimi historik.”Synimi është kualifikimi në Euro 2022. Detyrë e jona është t’i fokusojmë gjithë energjitë tona në këtë drejtim për të realizuar këtë synim. Suedia është favorit në këtë grup dhe ka shanset më të mëdha për të udhëhequr grupin. Mali i Zi dhe Rumania janë super ekipe me përvojë të madhe ndërkombëtare, por nuk e kanë konsistencën e Suedisë. Kjo është dëshmuar në kualifikimet e fundit për Evropian, befasitë janë të mundshme, sidomos para publikut vendor dhe sidomos për ne. Rumania dështoi të kualifikohet në Euro 2020, kurse Mali i Zi u kualifikua me dy humbje dhe një barazim shokues ndaj Ishujve Faroe në Podgoricë”, ka analizuar përzgjedhësi ynë, Taip Ramadani.

Nën udhëheqjen e tij kombëtarja jonë ka arritur suksese, ka bërë hapa të rëndësishëm. Hap tjetër para synohet në kualifikimet e ardhshme.

“20 nga 32 ekipet kombëtare kalojnë në kampionat evropian. Ne do të mundohemi të jemi një nga këto 20”, është i qartë Ramadani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …