Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përzgjedhësi Shabani viziton klubet e femrave

Në kuadër të angazhimit për ngritje të përgjithshme të nivelit të hendbollit të femrave, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani ka vizituar shumicën e klubeve të hendbollisteve.

Vizitat janë bërë gjatë ditëve të fundit, për të parë nga afër punën që bëhet nëpër klubet e hendbollisteve në vendin tonë. Shabani ka përcjellur me vëmendje punën e trajnerëve nëpër klube, ndërsa ka zhvilluar biseda me ta dhe hendbollistet, në shërbim të ngritjes së mëtejme të cilësisë.

Selektori Shabani ka udhëzuar trajnerët se çka të punojnë më shumë gjatë seancave stërvitore dhe ka shpreh gatishmërinë qe te bashkëpunoj ne çdo kohë me trajnerët e klubeve që vajzat të jenë sa më të përgatitura për paraqitje me kombëtare dhe natyrisht me klubet e tyre.

Hendbolli i femrave është në fokus të federatës tonë,  ndërsa ekipet kombëtare i presin aktivitete të rëndësishme këtë vit. Kështu kombëtarja A në shtator fillon kualifikimet për kampionat evropian. Ekipet e grupmoshave, U19 e U17, do të paraqiten në kampionate evropiane gjatë verës.