Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pikët për skuadrat favorite

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat favorite nuk kanë pasur telashe për t’i fituar pikët e reja.
Kështu kampioni dhe lideri, Istogu, ka vazhduar serinë e fitoreve. Ka mposhtur Kastriotin në Ferizaj me rezultat 31:18. Vushtrria fitoi derbin lokal ndaj Samadrexhës me rezultat 36:20, ndërsa Prishtina nuk lejoi befasi në Gjakovë duke e mposhtur Vëllaznimin me 31:27.
Fitore bindëse shënoi edhe Shqiponja ndaj Dukagjinit, 41:29. Ndërkohë Ferizaj e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 39:33.
Istogu udhëheq me 24 pikë, katër më shumë se Vushtrria. Ferizaj është i treti me 19 pikë e pas tij Kastrioti me 16.

Lajme tjera