Hendbollistet e reja të Shqiponjës do të luajnë në finale të Ligës së Pioniereve. Shqiponja të dielën në Gjakovë kaloi Prishtinën në gjysmëfinale duke e mposhtur me shifrat 29:19. Pjesa e parë përfundoi 9:7, kurse e dyta 18:14. Orgesa Gola udhëhoqi skuadrën gjakovare me 9 gola.
Nga 8 i shënuan Medina Musa e Jonesa Bajrami. Arona Krasniqi i shënoi 8 gola për Prishtinën. 4 i kishte Renea Kelani e 3 Learta Kurteshi.
Shqiponja në finale takohet me Ferizajn, të hënën nga ora 17:30 në Gjakovë. Nga ora 16:00 është ndeshja për vend të tretë: Samadrexha – Prishtina.