Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Polonia – Franca, ndeshja e parë e Botërorit 2023

Të shtunën në Katowice të Polonisë është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror të hendbollistëve që mbahet vitin e ardhshëm (11 – 29 janar). Ndeshja e parë e Botërorit është Poloni – Francë, që luhet më 11 janar 2023.
Ceremonia e shortit ishte madhështore, ndërsa një fjalim përshëndetës e ka mbajtur Hassan Moustafa, president i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.
Është ky Botërori i 28-të i hendbollit, që mbahet në Poloni e Suedi.

Grupi A (në Krakow): Spanja, Mali i Zi, Kili, Irani
Grupi B (në Katowice): Franca, Polonia, Arabia Saudite, Sllovenia
Grupi C (në Gothenburg): Suedia, Brazili, Africa 2, Uruguai
Grupi D (në Kristianstad): Islanda, Portugalia, Hungaria, Korea e Jugut
Grupi E (në Katowice): Gjermania, Katari, Serbia, Afrika 5
Grupi F (në Krakow): Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Argjentina, Holanda
Grupi G (në Jonkoping): Afrika 1, Kroacia, Afrika 3, SHBA-ja
Grupi H (në Malmo): Danimarka, Belgjika, Bahrejni, Afrika 4

Në Botëror pra janë edhe dy Kombëtare me të cilat Kombëtarja e Kosovës përballet në kualifikimet për Euro 2024. Bëhet fjalë për Malin e Zi dhe për Slloveninë.
Me Malin e Zi, Kosova fillimisht luan më 12 tetor në Podgoricë. Ndërsa e presim Slloveninë më 15 tetor.

Për Botëror ka mbetur të përcaktohen edhe pesë Kombëtaret nga Afrika. Ato caktohen në Kampionatin e Afrikës që mbahet prej 11 deri më 18 korrik në Egjipt.