Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Portierja e Kombëtares së Kosovës promovohet në Bundesliga 2

Nuk kanë të ndalur sukseset për hendbollistet e Kombëtares së Kosovës. Hap të rëndësishëm para ka bërë edhe portierja e Kombëtares sonë, Aurora Kryeziu.
Aurora me skuadrën Bretzenheim ISCHN është promovuar nga kategoria e tretë gjermane në Bundesliga 2, që është nivel i lartë i hendbollit.
Aurora gjatë gjithë edicionit është shquar me paraqitje të mira, ndërsa është gati edhe për hapin tutje në karrierë. Aurora po paraqitet vazhdimisht mirë edhe me Kombëtaren e Kosovës.
“Pas stinorit të rregullt kemi pasur raundin promovues për Bundesliga 2. Kemi luajtur katër ndeshje ndaj ekipeve më të mira të ligave tjera të treta të Gjermanisë. Kemi fituar tri ndeshje dhe kjo na siguroi kalimin në Bundesliga 2”, ka thënë Aurora për faqen zyrtare të FHK-së.
Ngritja e saj është e rëndësishme edhe për Kombëtaren tonë.
“Ishte e mahnitshme. Synimi ynë gjatë gjithë edicionit ishte promovimi dhe këtë e arritëm. Jam shumë e lumtur për këtë dhe mezi pres të filloj edicioni i ardhshëm. Mendoj se me ekipin do të bëjmë punë të madhe dhe do të japim më të mirën. Unë jam shumë e motivuar”, ka shtuar Aurora Kryeziu.
Ajo kishte suksese madhore në kategoritë e reja, ndërsa po shquhet edhe te të rriturat. Me zhvillimin aktual shpejtë do të jetë në Bundesligë. Aurora është ende vetëm 19-vjeçare.

Photo by @2kfo.to

Lajme tjera