Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina e Kastrioti i bashkohen Vushtrrisë në gjysmëfinale

Në foto shihet një lojtare e cila në dorë ka topin dhe është hedhur lartë për të shënuar gol, kurse mbrapa është një bashkëlojtare e saj duke vrapuar.

Të enjten janë luajtur edhe dy ndeshje tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Sipas vendimit të FHK-së ndeshjet janë luajtur pa shikues, ndërsa në gjysmëfinale kanë kaluar Prishtina e Kastrioti. Të mërkurën gjysmëfinalen e siguroj Vushtrria që fitoj derbin e kësaj fazë ndaj Ferizajt.

Prishtina të enjten ka fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat bindës, 36:22. Dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë pasi e para përfundoj 12:10 për Prishtinën.

Ndërkohë më shumë rivalitet kishte në sfidën Kastrioti – Shqiponja. Kastrioti i Ferizajt fitoj me dy gola dallim, 24:22. Dy gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë (11:9).
Ka mbetur të zhvillohet edhe ndeshja në mes të Istogut dhe Dritës.

Vëllaznimi – Prishtina 22:36 (10:12)

Vëllaznimi: Berisha, Daija, Radoniqi 8, Varaki 1, Cana, Hoda 1, Frrokaj 4, Kursani 7, Mullakdarija, Kabashi, Byci 1.

Prishtina: Sopjani 2, Mekolli, Arifi, Berisha 7, Mehmeti 7, Stagova 3, Shala, Sefedini 5, Krasniqi 2, Ipçi 1, Matarova 7, Llapashtica, Uka.

Kastrioti – Shqiponja 24:22 (11:9)

Kastrioti: Gurgurovci, M. Dinarica, Gashi 7, Stagova 3, A. Dinarica 8, Beqiri 2, Hoxha 2, Saliu 2, Reçica, Hyseni, Grainca, Muhaxheri, Hyseni.

Shqiponja: F. Ferizaj, Quni, Juniku 4, Goqi, Nivokazi 8, Dobrunaj 3, E. Ferizaj 2, Zogaj, L. Ferizaj, Nuza 4, Dedaj, Arapi, Goqaj 1, Gashi.