Prishtina e treta në Ligën e Pioniereve

Hendbollistet e Prishtinës e kanë fituar ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pioniereve. Të hënën pasdite në Gjakovë, Prishtina e mposhti Samadrexhën me rezultat 18:17.

Prishtinaset kishin epërsi prej një goli pas pjesës së parë, 6:5, kurse pas pjesës së dytë rezultati ishte 14:11. Fundi ishte dramatik, me Samadrexhën që kaloi në epërsi. Por Prishtina realizoi dy herë në fund për fitore 18:17.

Learta Kurteshi i shënoi 10 gola për Prishtinën derisa 7 herë shënoi Arona Krasniqi. Elisa Krasniqi i realizoi 16 gola te Samadrexha.

Lajme tjera