Prishtina fiton derbin me kampionen aktuale

Hendbollistet e Prishtinës e kanë fituar derbin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë, me rezultat 27:24. Ndeshja u luajt në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14:13 në të mirë të Prishtinës. Pjesa e dytë nisi më mirë për prishtinaset, por Vushtrria u kthye në lojë dhe barazoi rezultatin në 20:20 në minutën e 45-të. Madje vendaset edhe kaluan në epërsi me 22:21. Por minutat e fundit i takuan Prishtinës që deri në fund krijoi epërsi prej tri golash.

Shkurta Mehmeti me 7 gola ishte më efikasja te Prishtina. 6 i realizoi Ivana Bojoviq.
Te Vushtrria u dallua Burneta Rama me 11 gola.

Prishtina tani është e dyta me 28 pikë. Vushtrria renditet e treta me 26 pikë.

Ndeshja interesante u zhvillua edhe në Gjakovë ku u takuan Shqiponja e Kastrioti. Skuadra ferizajase fitoi me dy gola dallim, 39:37. Puhiza Gashi shënoi 11 gola për Kastriotin. Diellza Nuza ishte më efikasja te Shqiponja me 8 gola.

Ndërkohë Ferizaj fitoi bindshëm ndaj Vjosës, 33:14, njëjtë si Vëllaznimi ndaj Ulpianës, 37:26.
Dy ndeshje tjera të javës së 16-të janë të dielën.

Lajme tjera