Prishtina fiton derbin me Kastriotin

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën pasdite në kryeqytet, skuadra e Prishtinës e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:24. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Prishtina u shkëput deri në tri gola (9:6). Ferizajasit u kthyen në lojë dhe madje kaluan në epërsi. Por sërish Prishtina shfaqi më shumë dhe në pushim shkoi me rezultatin 18:13. Në pjesën e dytë Prishtina ka mbajtur vazhdimisht epërsinë konstante dhe në fund fitoi me rezultatin 30:24.
Oltion Beshiri me 10 gola ishte më efikasi te Prishtina. Gjashtë gola i shënoi aloja Enis Kuleta, kurse 4 i kishte Rron Ramadani. 10 gola për Kastriotin i shënoi Festim Mustafa. 8 i kishte Lulzim Shabani.

Lajme tjera