Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Prishtina ka arkëtuar dy pikët e radhës në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në Gjakovë, në kuadër të javës së 26-të, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 36:33. Prishtina është e dyta në tabelë me 41 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i gjashti me 21 pikë.

Në pjesën e parë Prishtina kishte epërsi të lehtë, kur pas 30 minutave rezultati ishte 16:14 për mysafirët.
Vendasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi prej dy golash, 24:22. Më pas u luajt lojë e barabartë deri pas minutës së 50-të. Pas rezultati 31:31, prishtinasit shënuan tre gola për shkëputjen prej 34:31, që doli të jetë vendimtare. Në fund rezultati ishte 36:33 për Prishtinën.

Festim Mustafa u shqua me efikasitet te Prishtina duke shënuar 11 gola. 8 i kishte Albi Gjuka, e 7 i realizoi Agon Bajqinovci.

Te Vëllaznimi, Egzon Llula i realizoi 7 gola, ndërsa nga 6 i kishin Arbër Neziri e Ardi Halili.

Lajme tjera