Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton ndeshjen e fortë me Trepçën

Prishtina e Trepça janë takuar në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, fitore shënoi skuadra e Prishtinës me rezultat 31:24. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Gjysma e pjesës së parë ishte e barabartë, ndërsa në minutat e fundit skuadra vendase krijoi epërsi deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 16:13. Në mes të pjesës së dytë Trepça u afrua në dy gola, 23:21, 24:22. Por pas rezultatit 26:24, në minutën e 55-të, mysafirët nuk shënuan gol, ndërsa pësuan pesë gola rresht për rezultatin final, 31:24.

Në përgjithësi, Prishtina ka shfaqur më shumë dhe e ka dashur më shumë fitoren, kurse e kishte edhe përkrahjen e madhe të tifozëve.

Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me shtatë gola, shumicën prej tyre nga penalltia. Nga 5 gola i shënuan Festim Mustafa, Albi Gjuka e Lulzim Shabani. Te Trepça, 7 gola i shënoi Alban Shabani. 6 i shtoi Muhamed Dubovci.

Prishtina forcohet në pozitën e dytë me 37 pikë. Trepça mbetet e katërta me 27 pikë.