Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina është finalistja e dytë në Ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Në gjysmëfinalen e dytë, Prishtina e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat të ngushtë, 26:24.
Të dielën prej orës 18:00, Prishtina luan në finale me Besa Famgasin. Prej orës 16:00, Vëllaznimi e Trepça luajnë për vend të tretë. Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku të shtunën u luajtën dy gjysmëfinalet.
Në nismë, Prishtina krijoi epërsi 2:0 e më pas Vëllaznimi shfaqi më shumë. Në minutën e 20-të, Prishtina barazoi në 7:7. Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:11.
Lojë e fortë u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Prishtina ishte para 16:13 e më pas skuadra gjakovare doli në epërsi 17:16. Prishtina u kthye për 20:17 e më pas 24:18. Tutje kontrolloi ndeshjen deri në fund për të fituar me dy gola dallim, 26:24.
Elion Goçi i shënoi shtatë gola për Prishtinën kurse pesë i kishte Jon Aliu. Shtatë gola për Vëllaznimin i shënoi Labinot Kërleshi, ndërsa gjashtë i kishte Erion Hoxha.

Lajme tjera