Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina me rikthim të madh, fiton gjysmëfinalen e parë

Hendbollistet e Prishtinës kanë bërë rikthim të madh në rezultat për ta fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Ferizajt.

Të enjten mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultat 39:32 për ta bërë hapin e parë drejt finales të plejofit.

Pjesa e parë u ka takuar mysafireve nga Ferizaj që në pushim shkuan me epërsinë 21:19. Ferizaj e mbajti epërsinë edhe në minutat e parë të pjesës së dytë. Por një seri 6:0 e Prishtinës bëri që skuadra vendase të kaloi në epërsi 31:25. Më pas Prishtina e mbajti epërsinë deri në fund për të fituar me rezultat 39:32.

Simone Keita ishte më efikasja te Prishtina me 10 gola. 8 i kishte Alma Nivokazi, ndërsa nga 5 i realizuan Aida Stagova, Ivana Bojoviq, Melike Ipçi e Shkurta Mehmeti.

Ligia Da Silva e Ana Chaves realizuan nga 7 gola për Ferizajn. 6 i kishte Mimoza Sefedini, ndërsa nga 4 i shënuan Larisa Da Silva e Meri Koneski.