Shqiponja e Gjakovës në xhiron e kaluar ia shkaktoi Vushtrrisë humbjen e parë, por skuadra kampion të enjten është ndalur poashtu. Shqiponja ia ka dalur të fitoi vetëm një pikë në ndeshjen me Prishtinën.
Ndeshja u luajt në Prishtinë dhe ishte e para e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Rezultati i ndeshjes Prishtina – Shqiponja ishte 29:29. Pas pjesës së parë Prishtina kishte një gol epërsi, 13:12. Ndeshja ishte me rivalitet kurse Prishtina kishte dy gola epërsi në minutën e59-të. Megjithatë gjakovaret në minutën e fundit shënuan dy gola dhe fituan një pikë. A. Stagova shënoi tetë gola për Prishtinën kurse shtatë herë shënoi M. Sefedini. Te Shqiponja gjashtë gola i shënoi Sh. Mehmeti kurse pesë A. Goqi.
Shqiponja është e treta me 13 pikë kurse Prishtina e katërta me 12 pikë.
Dy ndeshje të javës së nëntë luhen të dielen. Skuadrat Jusuf Gërvalla e Samadrexha takohen prej orës 13:00 kurse Vushtrria e Vëllaznimi prej orës 17:30. Të hënën është ndeshja Kastrioti – Vjosa që fillon në ora 17:00. Ndeshje tjetër e javës së nëntë është ajo në mes të Istogut dhe Dritës.
Luhet poashtu java e tetë në Ligën e Parë të hendbollisteve. Të shtunën janë ndeshjet Ferizaj – KEK-u (11:00) e Dukagjini – Prizreni (13:00). Të dielen është takimi Llapusha – CLICK (12:00) kurse të hënën prej orës 16:30 takohen Trepça e Ulpiana.
Prishtina – Shqiponja 29:29 (13:12)
Prishtina: Sopjani 4, Stagova 8, Matarova, Zeqiri, Krasniqi, Llapashtica, Uka, B. Krasniqi, Hashani 1, Berisha 1, Mekolli, Prelvukaj 3, Sefedini 7, Fazlija 5.
Shqiponja: Ferizaj, Juniku 4, Nivokazi 3, Quni, Malaj 4, Mehmeti 6, Goqi 5, Paci 4, Berisha 3, Goqaj.