Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina të enjten e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 32:30.
Pas fillimisht të barabartë, Prishtina nisi shkëputjen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 17:11. Edhe në pjesën e dytë epërsia e Prishtinës kryesisht ishte e lartë. Por vendaset ia dolën të afrohen në dy gola, 30:28. Më pas Prishtina shënoi për 32:28, kurse fare në fund Kastrioti shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin final, 32:30.
Shkurte Mehmeti e Ivana Bojoviq shënuan nga 9 gola për Prishtinën. Melike Ipçi shtoi 8 gola.
Ermira Salihu u shqua me efikasitet te Kastrioti. I shënoi 10 gola. Kosovare Stagova realizoi 5 gola.