Prishtina nuk lejon befasi në Drenas

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten në Drenas, Prishtina e mposhti Drenicën vendase me rezultatin 41:33.

Shkëputja është bërë në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:19.

Drenicës nuk i kanë mjaftuar 12 golat e K. Kastratit. Te Prishtina më efikasi ishte L. Shabani me 10 gola. Prishtina është e dyta me 16 pikë kurse Drenica e katërta me 10 pikë.

Drenica – Prishtina 33:41 (19:19)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 12, Mehmeti 6, Dubovci 5, Zeka 2, Hamza 4, Sahiti, Binaku 2, Batatina, Baliu 2, Lladrovci, Zariqi.

Prishtina: Beqiraj, Agushi 1, Qela, Kuleta, Quni, Visoka, Ademi, Ramadani 1, Shabani 10, Gjuka 1, Bajqinovci 9, Abazi 7, Sula 3, Beshiri 9.

Lajme tjera