Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtinës i takon ndeshja e fundit e javës

Prishtina ka fituar ndaj Vushtrrisë në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të të Superligës për hendbollistë. Të dielen, Prishtina fitoi me 10 gola dallim, 37:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12 në të mirë të skuadrës prishtinase.

O. Beshiri e B. Abazi ishin më efikasët në fitoren e Prishtinës, duke shënuar nga tetë gola. Te skuadra vushtrriase 12 gola i shënoi L. Gubetini.

Prishtina ka mbetur në vend të tretë me 28 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të dytë. Kryeson Kastrioti me 30 pikë. Vushtrria renditet e gjashta me 11 pikë sa i ka edhe Trepça e vendit të shtatë.

Në xhiron e ardhshme zhvillohet derbi Besa Famgas – Prishtina.

Prishtina – Vushtrria 37:27 (17:12)

Prishtina: Shahini 2, Basholli 1, Agushi, Beshiri 8, Bajqinovci 2, Krasniqi 3, Fetahu 3, Gjuka, Visoka 5, Abazi 8, Beqiraj, Hoxha 4, Ademi 1.

Vushtrria: Melenica, Ibishi, Mikullovci, Karaqa, Neziri 2, Jashari 3, Sadiku 7, Emini, Karagja, Gubetini 12, Lahu 3.