Publikohet lista e Kombëtares U19

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të grumbullohen të hënën në Gjakovë. Në ekipin e gjerë janë ftuar 23 hendbolliste, ndërsa gradualisht do të selektohet ekipi final që do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Kampionati Evropian do të mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.
Kombëtarja U19 përbëhet nga lojtare të skuadrave tona dhe lojtare të klubeve evropiane. Janë ftuar hendbolliste që bëjnë karrierë në Norvegji, Zvicër dhe Suedi.

Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime deri më tani.

Shtabi teknik do të përbëhet nga selektori Agron Shabani, kryetrajneri i Kombëtares U19, Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli.

Lista e lojtareve

Emri MbiemriKlubi
Agnesa HysaKHF Vushtrria
Angjelina KrasniqiAker Topphåndball NOR
Arjeta ImerajKHF Jusuf Gërvalla
Aulona MalokuKHF Samadrexha
Blernarda BytyqiKHF Istogu
Bora ZejnullahuKHF Vëllaznimi
Daorsa BiciLanghus J07 NOR
Elisa Mirdita SPONO EAGLES SUI
Elsa KongjeliKHF Ferizaj
Ermira BerishaKHF Prishtina
Fatime BasholliKHF Samadrexha
Jonesa BajramiKHF Shqiponja
Maloku, ArlindaKHF Samadrexha
Marisa BerishaKHF Shqiponja
Mirjeta DinolliKHF Ferizaj
Orgesa GolaKHF Shqiponja
Rinesa AbdullahuFlint Tønsberg Håndball NOR
Selvije MullakadrijaKHF Vëllaznimi
Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
Arona KrasniqiKHF Prishtina
Sara GjergjajHSG Nordwest/ SUI
Adea RushitiToten Håndballklubb NOR
Ariona DushincaAnderstorps SK SWE

Stafi i Kombëtares U19

Emri Mbiemri
Agron Shabani – Selektor
Granit Sahiti – Kryetrajner
Fatmire Basholli – Trajnere
Elmira Gërguri – Fizioterapeute

Lajme tjera